Loading...

Konkurrentja e Për’puthen ‘kapet mat’ me ish-të dashurin

Konkurrentët e Për’puthen janë gjithmonë në qendër të vëmendjes sidomos gjatë programit.

Antonia Gjoka është një nga konkurrentet e këtij sezoni dhe para disa orësh ‘Vipat e Bllokut’ ka postuar një video ku Antonia ndodhet me një djalë në një dyqan rrobash. Pretendohet se djali pranë Antonias është ishi i saj, Ergysi.

Para disa ditësh, Antonias i erdhën dhuratë anonim lule në emision dhe kjo ngriti dyshime te konkurrentët se mos ajo ka një lidhje jashtë.

Për këtë ajo ka pasur dhe akuza të forta të bëra nga Meliku, i cili tregoi biseda kërcënuese që ja kishte dërguar dikush në lidhje me Antonian. Ai e akuzoi Antonian për lidhje jashtë dhe kjo e fundit shpërtheu dhe doli nga studio.

Melik: “Më kanë kërcënuar për ty, ti ke kokrra e mashtrueses”.

Antonia: “Për mua je i pafytyrë, nuk di as të të shoh i pacipë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com