Loading...

Ja momenti kur Bora i merr dhuratën e Donaldit, si reagoi ajo

Banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj mbrëmë ia ka dërguar një dhuratë moderatores Bora Zemani, për përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre, shkruan Express.

E dhurata ka mbërritur tek sot në duart e Borës, e cila e ka ndarë këtë moment edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Në instastoryt e publikuara, shihet gëzimi i saj kur i pranon qaforen dhe pakon me çokollata.

Ndryshe, mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi./Gazeta Express

*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com