Dy çifte në Kaliforni sollën në jetë fëmijët e njëri-tjetrit pas një gabimi në një klinikë fertiliteti.
Ata kaluan muaj duke rritur secilin fëmijë duke menduar se ishte i tyre, përpara se të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Daphne Cardinale tha se ajo dhe burri i saj Alexander kishte dy shime se vajza që lindi në fund të vitit 2019 nuk ishte fëmija i tyre, pasi nuk kishte tiparet e tyre. Muaj më vonë ajo mësoi se kishte qenë shtatzënë me fëmijën e një çifti tjetër që kishte qenë në të njëjtën klinikë.
Familja Cardinale tani ka paditur klinikën e fertilitetit për keqpërdorim mjekësor, neglizhencë dhe ma shtrim. Çiftet rritën pa dashje fëmijën e gabuar për gati tre muaj përpara se testet e ADN-së të konfirmonin se embrionet kishin ndryshuar, sipas padisë. “Ajo dukej vërtet ndryshe nga ne. Por ajo ndihej kaq e njohur për mua sepse e mbajta dhe e linda.“, thotë Daphne. Foshnjat u shkë mbyen më pas te prindërit e tyre biologjikë në janar 2020.