Loading...

Flet tezja e 8 vjeçarit: ‘Më në telefon tha do të tregoj një sekret’

Tezja e 8-vjeçarit Mateo Vasia që u rrëm bye dhe u vr a ditën e djeshme nga fqinji i tij në fshatin Grecallit të Fierit ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo ka treguar bisedën e fundit me nipin dy ditë më parë, kur i kishte thënë se do i tregonte një sekret.

Në një lidhje ‘skype’ nga Italia, tezja e të miturit Adriana tha se lajmin e kishte marrë nga motra tjetër, teksa në fotot e trupit të pajetë të nipiti kishte parë shenja dh une.

“Ndodhem prej 3 vitesh e gjysmë në Itali. Pres të bëj dokumentet. Dola t’i blija ca gjëra dhe çokollata djalit. Në darkë me thotë djali që o ma ka humbur Mateo.

I shkruaj motrës që kam në Greqi, janë dy motra burrat vëllezër dhe e pyes ça ka ngjarë me çunin, më thotë ke sh karë nga trutë e kokës.

Më pas më merr në telefon dhe më thotë Djana bëhu e fortë se çunin e kanë vr arë. Motra ime dhe kunati janë njerëz punëtorë, kanë punuar me djersën e ballit dhe me sakrifica. Ai kr iminel që kishte bërë një kr im, pse qeveria nuk mori masa dhe të priste t’i merrte jetën një vogëlushi.

A është e drejtë? Kur person bën një kr im, ai që e bën njëherë e bën praë, pse e nxjerr nga bur gu. Ishte një ëngjëll, e çoi për të blerë bukë dhe i tha hajde tek shtëpia ma sill. Lam 3 vjet e gjysmë që nuk i kam parë, nuk i kam ndjerë aromën. Më ngelën çokollatat në çantë, më ngelën gjërat që i kisha blerë për çunat. Më kërkonte shumë gjëra dhe i kisha premtuar që do e nxirrja në Fier. Sot nuk isha dot aty. t’i hidha një grusht dhe. Aty ku është vr arë nipi të ngrihet një lapidar.

Kam folur me dy çunat e mi që gjenden aty, me vëllezërit dhe vjehrrën e motrës. Kurse me motrën nuk kam folur, nuk është në gjendje. Kam parë dy foto të çunit, ishte i mas akruar, me shenja dh une. Çfarë ma ka gjetur motrën, më ka gjetur dhe mua.

Para dy netësh më marrin dy nipat në telefon e bënin shaka. Më tha do të them një sekret dhe ty, do dalim në Fier bashkë e do ta them. Nuk ta them tani, se më dëgjon mami e babi, unë dua ta them vetëm ty dhe Kristos, djalit që kam këtu. Ai qeshte, ishte i lumtur. E kam pritur vetë atë djalë dhe e kam rritur vetë.

Fotot e nipit mi nisi vëllai, ishte i mas akruar në pjesën e fytyrës, kur i pashë me iku truri. Dua vetëm drejtësi. Ai nuk meriton bu rg, meriton ta nxjerrësh në mes të Fierit, ta v arësh dhe t’i he dhësh benzinë e t’i vësh fl akën. Ta shikojë motra, dhe siç ka vuajtur nipi im, të vu ajë dhe ai”, tha tezja mes lo tësh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com