Loading...

Fifi tregon gjendjen e vështirë të Semit: ‘Ka qenë në një gjendje mjaft të keqe dhe konsumonte vetëm cigare, alkool dhe ilaçe’

Marrëdhënia mes Fifit dhe Semit duket se nuk është aspak e mirë dhe ato i kanë bërë “block” njëra tjetrës në rrjetet sociale para se të futeshin në Big Brother Vip. Gjatë bisedës me Granitin, Fifi ka treguar se Semi ka qenë në një gjendje mjaft të keqe dhe konsumonte vetëm cigare, alkool dhe ilaçe.

“Edhe pasi e mora vesh gjendjen e Semit. Kjo as nuk hante, as nuk ka pirë. Cigare, alkool, veç kaq. Cigare edhe alkool, edhe ilaçet. Nisi të rrinte me mua, nisi edhe të hante, nisi të pinte kafe, gjëra të tjera. Alkool pinim veç në darkë, kur mblidheshim në studio, ose kur dilnim. U sëmur, e mora të shtëpia, e mbajta afër, sikur një njeri që kisha vite që e njihja. Kjo është esenca, që unë kur jap, jap 100%. Nuk jam “prit të rezervohem ndopak, të shoh si po më del”, ka thënë Fifi.

Më tej ajo ka treguar se e ka marrë Semin kudo me vete për moa ta lënë vetëm, ndërsa raportet e tyre u ftohën pas “Këngës magjike.

“Kam pasur koncert e kam marrë me vete, për mos ta lënë vetëm, që të dilte nga gjendja që ishte. E kam bërë të hajë bukë, me muaj nuk kishte ngrënë… kur ajo me shkruajti për të më kthyer sendet, se ka pasur edhe tesha që ia kam dhënë dhe unë s’i kam kthyer përgjigje. Dy javë para se të hynim brenda më thotë Flori që Semi është në Big Brother…dy javë para se të hynim brenda i shkruajta dhe i thashë të takohemi, por nuk i thashë që do hyja”, tregoi Fifi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com