Loading...

Emigranti shqiptar në garë për senatin amerikan, kandidon përballë ish-kongresmenit të fuqishëm

Aleksandër Mici është një emigrant shqiptar i cili largua nga vendi pas periudhës së komu nizmit. Tashmë ai është në garë për senatin amerikan duke kërkuar që të rr ëzojë senatorin veteran të Nju Jorkut Chuck Schumer.

“Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tirane dhe komuniste dhe po lu ftoja për të arritur në Amerikë. Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është një prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm lu ftojnë,” tha Mici në një intervistë për mediet e huaja.

46-vjeçari Mici e nisi fushatën e tij këtë të enjte, ndërkohë ish- kongresmeni Schumer po kërkon një mandat të pestë.

Aleksandër Mici, një banor dhe avokat i Bronksit, ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit. Ai mori 45% të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34.

Mici emigroi në Amerikë në vitin 1991, ndërsa tha se rritja nën regjimin brutal të Enver Hoxhës ishte një përvojë që i ka mësuar shumë dhe kjo është një arsye që e do më shumë Amerikën dhe përçmon socializmin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com