Ardit Çuni i eleminuari i radhës në Big Brother VIP, sot ishte i ftuar ne FanClub dhe gjatë bisedës nuk la pa përmendur mjaft ankesa që kishte ndaj produksionit duke e quajtur të njëanshëm.
“Donaldit i fshihen komentet negative, ndërsa të tjerëve jo. Nuk më vjen mirë kur nuk trajtohem njësoj”,- tha ai.
Ndërkohë prezantuesja e FanClub, Dojna Mema, i tha se komentet denigruese dhe cënuese fshihen për këdo, por Arditi tha se ka lexuar mjaft për veten dhe nuk i ka parë që të fshihen. Ai ceku dhe faktin e zarfit të zi, që e mori vetëm ai, kur ka parë që Donaldi e ka bërë disa herë shkeljen e të njëjtit rregull, por atij nuk i ka ardhur asnjë zarf paralajmërues.
Arditi shprehu pakënaqësi edhe për faktin se nuk i është bërë asnjë surprizë, i vetmi nga banorët sipas tij, por këtu Dojna e kundërshtoi duke i thënë se as Donaldit nuk i është bërë pasi Bora erdhi për Semin.
Sipas Arditit, Paloma ka qenë e infiltruar. Ai sqaroi se tani i ka sheshuar marrëdhëniet me të, pavarësisht se e konsideron person tendencioz.
Përsa i përket Beniadës ai tha se me shumë mundësi do vazhdojnë diçka jashtë dhe se ka pëlqim për të e tregoi se ajo e vlerëson shumë si person.