Loading...

Ditë zie për deputetin vlonjat, hu mb njeriun e shtrenjtë

Deputeti i njohur i PS Vullnet Sinaj u bën thirrje gjithë grave dhe vajzave, që të mos neglizhojnë mamografinë. Mes dhi mbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Sinaj kërkon që të mos lihet pas dore kontrolli mjekësor, sepse “shpëton jetët tuaja dhe kursejnë dhimb jen tonë.”

“Sot zemra jote u zbras nga vua jtjet dhe tonat u mbushën me tris htim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”. Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhim bje”, shkruan ndër të tjera Vullnet Sinaj.

Deputeti i ka qëndruar pranë në çdo moment motrës së tij, por fatkeq ësisht ajo nuk ka mundur dot ta fitojë bet ejën me sëmundjen, edhe pse përpjekjet kanë qenë të shumta. 

Mesazhi i plotë i deputetit:

E shtrenjta motër, lamtumirë!

Tani jam ulur dhe përpiqem të rikthehem në çdo kujtim tëndin. Në memorien time ti je përherë e qeshur, edhe kur ishe e brengosur. Na ushqeje me forcë edhe kur vetë ishe e mërzitur. E gjithë jeta jote ishte një sakrificë e madhe për familjen tënde dhe për ne.

Sot zemra jote u zbras nga vua jtjet dhe tonat u mbushën me tri shtim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”. Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhi mbje.

Me këtë rast hid hërimi për mua dhe familjen tonë, dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjitha motrave dhe nënave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë. Ato shpëtojnë jetët tuaja dhe kursejnë dhim bjen tonë, që nuk njeh dot ngushëllim.

U prehsh në paqe, Vali e dashur!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com