Loading...

Bardhi: Kuvendi i 18-dhjetorit moment bashkimi!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, e konsideroi një moment bashkimi Kuvendin e thirrur nga Kryesia më datën 18 dhjetor. Në prononcimin për media Bardhi shpjegoi vendimmarrjen e plotë të Kryesisë dhe pikat e rendit të ditës të Kuvendit që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

“Dua të informoj opinionin publik mbi vendimin e marrë nga Kryesia e partisë. Nisur nga situate e krijuar në PD pas shpalljes nga DASH të person non grata të Sali Berishës dhe dëmtimit të interesave politike të PD-së në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-të në rast të mos marrjes së masave, Kryesia e PD në mbledhjen e datës 15 nëntor 2021 vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD ditën e shtunë, më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me rend dite si më poshtë: Vendimarrje mbi situatën politike si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD dhe axhendën e saj politike në përballje me regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

“Miratimin e aksionit politik për të ardhmen e PD-së dhe shpalljen e platformës qytetare për demokraci, rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë, si dhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjithë forcat e shoqërisë në përballje me regjimin e Edi Ramës. Tre, miratimin e programit organizativ të PD-së për të përgatitur strukturat e PD për zgjedhjet e ardhshme. Organizatat partnere, Forumi Rinor i PD, dhe Lidhja e Gruas, të paraqesin për miratim pranë Kryesisë së partisë Statusin e organizimit të tyre, ku parimet bazë të jenë të ngjashme më ato të PD. Çdo vendim apo akt tjetër që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë do përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të PD. Katër, ngarkohet sekretari I përgjithshëm për marrjen e masave organizative për njoftimin dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, pesë ngarkohet sekretari i përgjithshëm, forumi rinor, dhe lidhja e gruas për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi të Kryesisë”, vijoi sekretari i përgjithshëm i PD.

Ndërsa u ndal te anëtarët që votuan kundër Kuvendit të PD, Bardhi tha: “Sot i është thënë Kryesisë së PD që interesi jonë nuk është mbledhja e Kuvedit Kombëtar, interesi jonë është të bëjmë rrëmujë, të krijojmë struktura paralele, për të krijuar një situatë që na shfokuson të gjithëve bashkë. Ftova edhe kolegët që mendonin ndryshe që në respekt të atyre që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të propozonin ndryshime në rendin e ditës”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com