Loading...

Balla mesazh Metës: ‘Ëmbëlsirat dhe sheqeri bëjnë keq për shëndetin, por s’bëhet pa to’

Mark Zuckerberg bëri para disa ditësh të ditur se gjiganti i rrjeteve sociale Facebook do të ndryshonte emër. Meta është emri i ri i kompanisë dhe lajmi nuk mbeti pa u komentuar edhe në vendin tonë.

Ishin të shumtë ata që komentuan se ndryshimi i emrit ishte një strategji e Zuckerberg për të larguar vëmendjen nga skandalet që e kanë përfshirë së fundmi kompaninë, por në Shqipëri u komentua ndryshe.Në rrjet nisën batutat dhe memet që e lidhnin zhvillimin e fundit në rrjetin social me presidentin Ilir Meta.

I radhës që ka bërë humor me emrin e ri të Facebook është kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ai ka shpërndarë në mediat sociale një foto nga disa ëmbëlsira me logon dhe emrin e ri të Facebook.

“Ëmbëlsirat dhe sheqeri bëjnë keq për shëndetin, por s’bëhet pa to,” shkruan Balla.

Më pas ai ka bërë një “koment sqarues”: “Behet fjale per emrin e ri te Facebook, jo per Presidentin ne detyre te RSH.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com