Kryeministri Edi Rama: Protestat e fermerëve janë legjitime, nuk diskutohet por ata që kanë marrë pjesë janë të keqinformuar. Cfarë ka ndodhur është e thjeshtë në shifra. Pse kemi vendosur ta heqim rimburimin e 6%? Dhe cfarë do bëjmë me ato para? Kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të prodhuesve të cojmë paratë tek fermeri. Unë besoj se grumbulluesit do e mirëkuptojnë këtë që po them sepse ne nuk jemi kundër tyre, por duam ti mbështesim të forcohen. Në fund, ajo shumë që ka rezultuar rreth 9 milionë dollarë të transferohet drejtëpërdrejtë në buxhetin e bujqësisë dhe në vend që të shpenzohet përmes një sistemi të
Kini parasysh që një buxhet që prek shifrën e miliarda dollarëve sa mund të impaktohet nga 9 milionë?
Ndërkohë që me këto 9 milionë ne mund të bëjmë shumë për të shtuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet se sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet tregu i brendshëm, aq më i pamundur bëhet që në këtë sektor të mbijetosh i vetëm.
Mollat stërkinge, është si t’ja fusësh murit me kokë. Cfarë të bëjë shteti? Të vijë t’ua blejë? Ata që bëjnë komente nga smartphone ku thonë se bujqësia ka marrë fund dhe fshati ka marrë fund, ju them: Jeni out! E kundërta është e vërtetë. Ne sot punojmë dyfishin e tokës së Shqipërisë krahasuar me vitin 2013. Nuk punoheshin tokat më parë sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.