Loading...

Arbana Osmani tregon çfarë do të ndodhë të martën me konkurrentët e nominuar

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dy çifte u nominuan më shumë nga banorët e “Big Brother VIP”, duke bërë kështu që katër persona të jenë në nominim kësaj radhe. E ata janë Beniada, Einxhel, Iliri dhe Sabiani.

Por në fakt “Vëllai i Madh” ka një surprizë për ta dhe ata ende nuk e dinë. Asnjë nga katër banorët e nominuar nuk do të largohet nga shtëpia, pasi publiku do të votojë për të shpëtuar e jo për të eliminuar, gjë që banorët nuk e dinë.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani zbuloi se mes katër banorëve të nominuar, do të votohet për të shpëtuar një dhe rrjedhimisht shpëton edhe personi që është çift me të.

Mirëpo, ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me të nominuarit e tjerë. Kujtojmë se prej një jave banorët po e vazhdojnë lojën në çifte, gjë që do të zgjasë për një kohë të caktuar.gazetasot

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com