Prova e re javore i ka vendosur banorët e ‘’Big Brother Vip’’ në vështrësi.
Ata nuk duhet të reagojnë nga asnjë indikacion i jashtëm që mund t’i nxisë ata frikë, të qeshura apo habi.
Përgjatë drekës së sotme, një i ftuar special iu bashkua kësaj sfide.
Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani, e cila vizitoi qetësisht ambjentet e shtëpisë dhe banorët Vip brenda saj.