Loading...

Aeroporti i Vlorës/ KKT miraton lejen për interkonjeksionin Shqipëri-Maqedoni

Vlera e investimit për këtë projekt është 103 milionë euro ndërkohë që parashikohet që aeroporti të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë udhëtarë dhe, në një fazë të dytë më kapacitetet deri në 1.2 milion pasagjerë në vit.

Një tjetër leje e miratuar ishte ajo për ndërtimin e Linjës 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut projekt i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ky operator priste vetëm kalimin e kësaj hallke për të vijuar me ndërtimin.

“Për Lotin 1 ka përfunduar hartimi i projektit dhe jemi në fazën e aplikimit për Lejen e Ndërtimit ne KKT, ndërsa për Lotin 2 vazhdon procesi i hartimit të projektit” do të shprehej vetëm pak kohë më parë administratori i OST Skerdi Drevova. Kjo linjë me kosto totale 70 milionë euro do të jetë 130 km e gjatë dhe do të ketë dy nënstacione 400kV. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

Në rendin e ditës së KKT ka kaluar edhe leja për zhvillimin e portit turistik Marina Vlorë si dhe rikualifi9kimi urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit. Një sërë lejesh janë miratuar edhe për ndërtimin e restorteve turistike nga Jugu në Veri ku bien në sy leje dhënë në Borsh, Qeparo, Gjilekë, Durrës si dhe vila banimi në kodrën e Potamit në Himarë. Një tjetër lejë është dhënë për një resto agro-turizëm në Malësinë e Madhe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com