Olimbia dhe vajza e saj Rozeta janë në një k onflikt për shtëpinë. E moshuara, e cila ishte pjesë e rubrikës “Shihemi në gj yq” në Tv Klan ka treguar historinë e saj.
Ajo është nëna e tre fëmijëve, një djalë i ka vd ekur, djali tjetër qëndron në Elbasan në Spitalin Psikiatrik pasi vuan nga pr obleme të shëndetit me ndor. Olimbia thote se është shumë e var fër, rrëfen se fle rrugëve e lulishteve sepse nuk ka para.
Arsyeja pse Olimbia nuk qëndron në shtëpinë e saj është bashkëshorti i vajzës që është gjerman, i cili e ka dh unuar dhe nuk e lejon të qëndrojë në banesë.
Në një lidhje telefonike vajza e Olimbisë, Rozetës, thotë se do i kthejë çelësin e shtëpisë Olimbisë, por ne momentin kur e ëma flet, ajo mbyll telefonin.
JA BISEDAT
Eni Çobani: A është e vërtetë që keni këtë de bat me nënën tuaj? Nëna juaj po ju dëgjon në këto momente.
Rozeta: De bat kemi ne, por unë nuk nxjerr njeri nga shtëpia.
Eni Çobani: Pra, nuk i keni thënë nënës suaj të dalë?
Rozeta: Jo nuk i kam thënë dhe më lini rehat se kam pr oblemet e mia.
Olimbia: I thuaj mos ta mbyllë dhomën me çelës ajo se e ka mbyllur shtëpinë me çelës.
Rozeta: Ta sjell unë çelësin mos ki merak.
Olimbia: Derën hajde hape, atë bëj ti dhe më liro shtëpinë, atë shiko ti. Ik e shko ku të kesh kokrrën e qejfit, jo në Gjermani, po matanë Gjermanisë shko ti, atë bëj. Hape derën, më jep çelësat në dorë mua, të rregulloj shtëpinë time dhe shtëpinë e dua në emrin tim.
Zonja Rozeta mbyll telefonatën gjatë përgjigjes së zonjës Olimbi.
Në këtë pikë zonja Olimbi zbulon se të dyja posedojnë ur dhër mbrojtjeje ndaj njëra-tjetrës, por ajo është dh unuar nga dhëndri i saj gjerman.
Eni Çobani: Tani për të kaluar nga emri i Rozit në emrin tuaj kjo bëhet me vullnetin e palëve, pra Rozi duhet të vijë dhe të pranojë para një noteri, kalimin e pronësisë në emrin tuaj. Me ç’dëgjuam ne tani, ajo nuk pranoi as të diskutonte dhe shikoj që ajo vullnetin për kalimin e pronës nuk e ka. Për mua është e rëndësishme fakti që ajo mos t’iu shqe tësojë, pra që ju të vazhdoni të jetoni në banesën tuaj, pse jo të merrni edhe djalin tuaj dhe nuk ma merr mendja që zonja do të vijë t’iu shqe tësojë.
Olimbia: Unë për të jetuar jetoj edhe aty në kuzhinë ku jam, edhe në aneks, edhe në ballkon, unë ashtu jo, por unë jo, dua djalin, të marr dhomën, të marr edhe djalin të jetojmë.
Eni Çobani: Po ajo çelësin do jua sjellë.
Olimbia: Çelësin? Po çelësin e heq fare unë, por kam urdhër mbrojtjeje nuk dua ta hap vetë derën. Derën ajo duhet të vijë të flasë këtu, të thojë që jam dakord që shtëpinë t’ia lë mamasë derisa të ketë jetën e vet gja llë. Kur të vd es unë, le ta marrë shtëpinë. Unë jam e sëmurë, ditët me numërim i kam, me 500 sëmundje jam në trup, po të paktën të vijë, me tru në kokë, si vajzë që është, që e mora e rrita, herë me bukë e herë pa bukë, ajo duhet të vijë të flasë vetë.