Loading...

Të mirët takohen edhe në parajsë!

“Të mirët takohen edhe në parajsë…! “
Unë nuk e kam njohur Ziso Kamberajn…!
Paçka se kisha dëgjuar shumë për artin e tij të pikturës , për talentin, për stofin e antiko nformizmit të tij.
Kisha dëgjuar nga shumë kolegë të tij, por më shumë nga Agron Dine e Bujar Leskaj…!
Për Zison tjetër të mirësisë, shoqërisë, miqësisë dhe humanizmit kisha dëgjuar nga Ed Leli…!
Kisha dashur prej kohësh ta takoja, ta intervistoja apo dhe ta njihja thjesht si njëri, por rasti nuk e solli…!
Ed Leli, që do t’na e mundësonte këtë takim nuk është më, por tash nuk është më as Zisoja…!
Edhe ai si miku i tij u largua drejt përjetësisë…!
Zisoja u pikëllua për ikjen e Edit, e kish pritur dhe shoqëruar disa herë në Gjermani për vizitat e tij mjeksore, ndaj e ndjeu me dhimbje humbjen e tij.
Më shkruajti shpesh at’kohë në faqen time të facebokut, por në mendje më mbeti mesazhi i fundit në përvjetorin e Edit, fiks një vit më parë më 13 tetor të 2020-ës, pasi fiks një vit më pas ai u largua edhe vetë…!
Një mesazh drithërues, i parandjerë e i parathënë me përpikmëri për një takim sureal me mikun e tij, në botën e përjetësisë së tyre…!
Mi sticizëm absolut, do ta quanin ata që e studiojnë këtë fushë !
Absolutisht rastësi, do ta quanin të tjerët…!
E ç’rëndësi ka…!
E rëndësishmja e sigurtë është, që të mirët u takokan vërtetë në parajsë…!/ Genc Demiraj

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com