Loading...

Si do mbrohen konsumatori familjar dhe biznesi i vogël nga kri za energjitike? Qeveria gati paketën

Është paralajmëruar rritja e çmimeve për shkak të kri zës energjitike.

kr izën energjitike e paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se qeveria po harton një plan masash për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Sipas Ahmetajt, ditët në vijim Rama do të prezantojë paketat ekonomike në ndihmë të konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël për të përballuar krizën energjetike që po troket.

“Kam bërë një informacion për kabinetin për situatën energjetike. Situata është konsekuencë e kr izës globale. Ne kemi zgjedhur të jemi në një ekonomi tregu që influencohet nga ekonomia globale dhe sidomos për mallra të kuotuara në bursa. Ju e keni dëgjuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike. Është shtuar kërkesa për energji për shkak të ringritjeve ekonomike të ekonomive të mëdha si Kina, apo sjelljes së Rusisë. Çmimet po lëvizin në vazhdimësi, ditë për ditë. Një pjesë e vendeve e kanë transferuar koston tek konsumatorët.

Kryeministri ka ngritur një grup për të monitoruar çdo moment situatën energjetike. Vala prek dhe brigjet e Shqipërisë, por jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri do të shpalosë masat për mbrojtjen e familjarëve dhe biznesit të vogël. Ne do të mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza energjetike dhe rritja e kostove. Ministrja e Infrastrukturës, kompanitë po punojnë për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe për blerjen e energjisë”, deklaroi Ahmetaj.shtë paralajmëruar

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com