Pa u publikuar zyrtarisht, kënga më e re e Butrintit “KUKU” u bë hit në TikTok, gjë që tregonte se kënga në fjalë do të arrinte sukses të jashtëzakonshëm. Ditën e djeshme kënga ishte nr.1 në YouTube në Shqipëri, Austri, Zvicër. Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Itali ndodhet në vend të 4.
“Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falënderoj nga zemra.”-shkroi Butrinti në InstaStory.
Por, ajo që u vu re ishte videoklipi i këngës, i cili u pëlqye mjaft nga publiku, mirëpo një pjesë e tij nuk ka kaluar pa u komentuar. Një skenë ku Butrinti duket se go det modelen e cila në klip është në rolin e të dashurës së tij, bëri që këngëtari ta largojë nga Youtube këtë pjesë pas komenteve. Megjithatë, ky projekt muzikor arriti një sukses mjaft të madh në një kohë mjaft të shkurtër. Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe ka fansat më të zj arrtë në trojet shqiptare. Ai arriti në një kohë të shkurtër të kthehej në këngëtarin e preferuar të viteve të fundit dhe e gjithë kjo falë punës së tij.