Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qe mengjesin e sotem t’iu pergjigjet pyetjeve te disa qytetareve ne lidhje me rritjen e cmimit te energjise.
Rama e nisi me nje sqarim se pse po rriten cmimet, ndersa theksoi se ai del para qytetareve dhe i sheh ne sy.
Madje ai foli dhe per rrogat, duke konfirmuar se nuk do te kete rritje pagash.
Sipas Ramës, Shqipëria prodhon energji kur ka reshje dhe blen kur ka thatësirë, për këtë arsye është e varur nga tregu ndërkombëtar për çmimin.
“Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin li dhur me kri zën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë k rizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshta.”, tha Rama.
Pyetja e parë:
Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!
Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.