NJË SHFAQE PËR TË MOS HUMBUR…
-“Budallenjtë” e Neil Simon, në skenën e Teatrit “P.Marko” të Vlorës-
Këtë mbrëmje Premiera ishte në natën e 3-të dhe përpara shfaqies më befasoi prania e spektatorit të cilët as shiu nuk mundi ti pengojë.
Trupa vinte në skenë pas gati dy vitesh stopim prej situatës pandemike dhe dukej se të dy palët, aktor e spektator mezi prisnin për tu ballafaquar.
E them me bindje se Trupa profesioniste e Vlorës edhe këtë herë tregoi jo vetëm dëshirën por fuqinë për të bërë art të zgjedhur.
Drama-satirë “Budallenjtë” tregoi pa diskutim se aktorët vlonjatë përbëjnë një ansambël të shkëlqyer ku, së bashku e duke aktivizuar edhe ata që ligjësitë e moshës i kanë nxjerrë nga borderotë, të na japin produkt të shkëlqyer artistik.
Meriton komplimenta Regjisori Roland Minga për nivelin e lartë regjizorial por një për një edhe të gjithë aktorët e angazhuar në përmbushje të personazheve të veprës përmes një loje brilante.
Siç meritojnë përgëzime skenografi i ri Drini Shehu e Artur Dhamo “Mjeshtër i Madh” me formulimin muzikor.
Një falenderim të posaçëm edhe për Sokol Toto, drejtuesin e ri të këtij institucioni i cili ka nisur tu kthehet ditëve më të mira të gjallërimit përmes vënies në skenë të premierave të reja.
“Budallenjtë”, një shfaqie që nuk duhet humbur!/ Sejmen Gjokoli
Loading...