Një lajm mjaft i keq për Kombëtaren shqiptare para ndeshjes së rëndësishme me Poloninë, që luhet të mbrëmjen e sotme në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Pas Sokol Cikalleshit, një tjetër lojtar dyshohet të jetë infektuar me COVID 19. Bëhet fjalë për Klaus Gjasulën.
Mesfushori i kuqezinjve, sipas Telesport po pret testin konfirmues për të mësuar nëse është ose jo i prekur nga ky infeksion.
Ai është izoluar sipas rregullave përkatëse dhe në ndeshjen e sotme s’do të mund të jetë në fushë.
Një problem i madh për trajnerin Edi Reja që duhet të vuajë mungesën e një lojtari të rëndësishëm siç është Gjasula.