Një ngjarje mjaft e dh imbshme. Një djalë tre vjeçar, i cili po kër cente mbi krevatin e tezes së tij, u rrë zua dhe v diq pasi ra katër kate poshtë.
Fëmija, i identifikuar nga po licia si Daniel Galeas, do të festonte ditëlindjen e tij të katërt të hënën. Sipas po licisë së NewYork-ut, kur mjekët shkuan në vendngjarje e panë fëmijën të shtrirë në tokë, por sapo mbërriti në spital u shpall i vde kur.
Gjyshja e fëmijës, Maria Rivera tha se Daniel ishte nën kujdesin e tezes së tij 28-vjeçare, ndërsa nëna e tij punonte në Bronx. Në kohën që ndodhi ngjarja e rëndë në apartament ndodheshine dhe vëllezërit dhe motrat e Danielit.
Është e paqartë nëse dikush ishte i pranishëm në dhomën e gjumit kur fëmija ra. Gjyshja e djalit tha se ajo mori një telefonatë nga vajza e saj, tezja e Danielit, duke thënë se ajo mendonte se diçka e keqe kishte ndodhur me nipin e saj kur ajo nuk e pa atë poshtë banesës.