Mbrëmë në emisionin “Big Brother Vip”, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë shkëmbyer një puthje, pas tetë muajsh ndarje, shkruan Express.
Por, para se të putheshin ka ndodhur një situatë qesharake mes moderatores së emisionit Arbana Osmanit dhe Donaldit.
Derisa Donaldi dhe Bora po bisedonin, ka ndërhyrë Arabana, e cila e pyeti se s’i po i reziston Borës. Madje, duke qeshur tha se po i vjen asaj që ta puthë.
“O Donald, ti që nuk i tregon ndjenjat dhe je pak kështu, e ke pse je nga Vlora apo e ke nga ndonjë hall tjetër? Dmth, e ke një yll aty pranë ë? Realisht, si reziston? Më vjen mua ta puth Borën?”, ka thënë Arbana, deklaratë kjo që është përcjellë me të qeshura në studio.
Ndryshe, historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen./Gazeta Express