Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TvKlan.
Përballë Arjan Çanit, ai u përgjigj pyetjeve që kanë munduar qytetarët përgjatë kësaj kohe që nga shpallja e krizës energjitike. Një prej tyre ishte dhe mënyra se si kryeministri e ngroh ujin kur nuk ka në shtëpi energji elektrike. Rama u shpreh se në shtëpinë e tij e cila është një katëshe nuk ka pompë, si dhe kur nuk ka drita nuk ka si ta ngrohë ujin.
Pyetja e Çanit: Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij? Kur ikin dritat mund të futesh në ujë, mund të bësh dush?
Rama: Shtëpia ime është 1 katëshe, nuk kam me pompë, rezervuar lart. Vjen uji normalisht në gjithë atë zonë, jo vetëm te unë. Kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet.
Loading...