Loading...

Lajm i fundit/Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, ka paralajmëruar këë të dielë rritjen e çmimit të energjisë, por edhe të hidrokarbureve që tashmë ka nisur të reflektohet në tregun vendas.a se Europa po përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike, ku edhe Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim.

Kreu i qeverisë tha se deri në fund të vitit një fuçi naftë mund të shkojë deri në 100 dollarë, ndërsa çmimi i gazit është rritur me 250%.

Sipas Ramës, Italia parashikon rritje të faturës së energjisë me 40%, e po ashtu shtete si Britania, Bullgaria e të tjera.

Në fund të fjalës së tij, Rama shprehu optimizmin se Shqipëria do ta kalojë edhe këtë krizë, që do të zgjasë të paktën 6 muaj.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nga Kina, deri në Europë ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të rrisin çmimet deri në nivele të pamjaftueshme. Çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, çmimi i naftës ka kapërcyer nga 60 në 80 dollarë, dhe çmimi mund të arrijë deri në 100 dollarë në fund të vitit. Për Shqipërinë çmimi i blerjes nga importi thuajse është trefishuar. Kjo krizë energjitike lidhet kryesisht me ndikimet klimatike, por edhe me faktorë të tjerë, një seri e motit ekstrem kanë impaktuar si ofertën dhe kërkesën për gaz. Dimri dhe ngricat e jashtëzakonshme në SHBA ndikuan në improtin e gazit të lëngshëm. Pranvera e ftohtë në Europë, rrit kërkesën për ngrohje, por edhe vala e nxehtë. Prodhimet alternative janë zvogëluar, rrjedhimisht, mungesa e prodhimit të energjisë alternative ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës dhe gazit. Mbyllja e tre reaktorëve në Britani ka ndikuar në rritjen e kërkesës për energji edhe nga burime të parinovueshme. Vetëm politika për adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar direkt në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në Britani e Itali është parashikuar rritja me 40%.

E gjithë kjo panoramë, me vetëm disa prej shembuljve, vlen për të krijuar një ide të kësaj k rize, ku duam apo nuk duam, edhe Shqipëria është e detyruar të përballet me këtë krizë globale. Ekspertët mendojnë se beteja kulmore do të vendoset deri në fund të 6 mujorit të parë. Përgjegjësia e qeverisë shqiptare është të mbrojë më së pari shtresat në nevojë. Unë besoj se ju i keni provat se ne as nuk dorëzohemi ndaj sfidave të rënda. Kini besim se siç ia dolëm me tërmetin e pandeminë, do ta kalojmë edhe këtë. Nuk na gjen të papërgatitur as kjo kr izë e jashtëzakonshme energjitike. Siç dolëm më të fortë nga tërmeti e siç po dalim më të fortë nga pandemia, kështu do të dalim edhe nga kjo fatk eqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeo-politikë dhe manovra tregtare që nuk i kemi ne në dorë. Më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do arrijë majën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com