Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “E Diel”. Shpati zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP’, por nuk ka pranuar.
Cila është arsyeja do të thoni ju? Epo tashmë Shpati është i martuar dhe pret të bëhet baba. Selvija nuk e ka lënë që ai t’i bashkohet banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Edhe mua më kanë ftuar në ‘Big Brother Vip’, por e refuzova se nuk më la Selvija”, tha Shpati.