I veshi Shaqirit xhaketën me stemën e UÇK-së, Federata e Zvicrës d ënon tifozin shqiptar. Zvicra arriti të marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Irlandës së Veriut që mban gj allë shpresat e helevetëve për një vend në Botëror.
Pas ndeshjes, su lmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, që luajti për 90 minuta, iu drejtua mikrofonave të gazetarëve, por në atë moment një tifoz shqiptar ndërhyn duke i veshur 29-vjeçarit një xhaketë me stemën e UÇK, Us htria Çlirimtare e Kosovës.
Shaqiri e kuptoi veprimin dhe filloi të qeshte, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe që e kanë dë nuar gjestin duke e quajtur politik.
Nisur nga kjo, Federata e Futbollit në Zvicër ka dalë me një njoftim duke shkruar se tifozi ishte shoqëruar në p olici dhe do të ndalohet hyrja e tij në stadiume.
“Është e papranueshme që njerëzit duan të përdorin stadiumet e futbollit për qëllime të propagandës politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk reagoi. Tifozi u mor në pyetje nga pol icia dhe atij iu vendos një ndalim në stadiume”, shkruan Federate Zvicerane në njoftimin e saj.