Banorët VIP të “Big Brother” kanë nisur të krijojnë edhe afrimitetet e para me njëri-tjetrin.
Një ndër momentet që mori më shumë vëmendje ditën e sotme ishte kur Beniada Nishani, modelja e cila për publikun shqiptar njihet si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, është pyetur për mashkullin që i përshtatet më shumë brenda shtëpisë.
Kësaj pyetje ajo i është përgjigjur duke bërë një krahasim me Ardit Çunin me të cilin duket se ka patur më shumë afrimitet.
“Me Arditin ndihem mirë se është shumë i thjeshtë”, është shprehur ajo ndërkohë që Elhaid Cufi e ka pasuar duke thënë se u krijua çifti i parë dhe për çudi të të gjithëve askush nuk ka kundërshtuar.
/shqiperiaime