Kryeministri Edi Rama ka publikuar letërn e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut.
Në letrën e tij, Ardiu Veliu shprehet se kjo ka qenë përvoja më e vyer e jetës së tij, por tashmë dëshiron t’i përkushtohet më shumë familjes dhe fëmijëve.
Ndërkohë, Rama e ka falenderuar Ardi Veliun për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimi, teksa thotë se ka bindjen se Veliu ka ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.