Artjan Tepelena, gazetar dhe drejtor programacionesh në disa televizione shqiptare është nd arë nga jeta, shkruan newsbomb.al. Lajmi i tr ishtë bëhet me dije mëngjesin e kësaj të shtune.
Gazetari i njohur ka mb yllur sytë përgjithmonë në moshën 58 vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot be tejën me Covid-19. Artjan Tepelena ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por pavarësisht shërbimit të strafit mjekësor, ai ka nd ërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Familjarët e tij kanë dhënë lajmin e tri shtë në rrjetet sociale.
“Na ike kaq shumë para kohe e na tri shtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi Artjan Tepelena”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.
Artjan Tepelena ka qenë gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeredaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TV SCAN. Gjithashhtu, ai ka punuar si drejtor programacioni në RTSH dhe Scan TV. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.