Pas 18 emërimeve të bëra një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Po licisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur emërimin në detyrë të disa drejtuesve të tjerë në strukturat vendore.
Nano, gjatë prezantimeve, u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.
1. Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pol icisë së Shtetit.
2. Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kr iminal, në Departamentin e Pol icisë Kri minale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Po licisë së Shtetit.
3. Kryekomisar Artur Selimaj emë rohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Pol icimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të P olicisë Elbasan.
4. Drejtues Albert Nushi emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Po licimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Po licisë Berat.
5. Krye komisar Ilir Dedja emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Kri meve, në Drejtorinë Vendore të Pol icisë Vlorë.
6. Kryekomisar Lorenc Meta emërohet në detyrën zëvendësdrejtor për He timin e Kri meve, në Drejtorinë Vendore të Pol icisë Durrës.
Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe god itjen e kr imit, të ku ltivimit të ka nabisit deri në zhd ukje, parand alimin e kr imeve mjedisore dhe ndotjes ak ustike, parandalimin e përshka llëzimit të kon flikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen li gjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e pro cesit mësimor.
Nano ka theksuar se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet pol icore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë