Loading...

Deputeti, Ramës: ‘Ti e përballon ore zotëri, s’ke paguar ndonjëherë as naftë, as drita’

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vendi do të përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike. Si shkak i kësaj krize, pritet një rritje e konsiderueshme e çmimit të naftës, gazit dhe karbonit në vend
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputeti demokrat Saimir Korreshi. Në një postim në Facebook, deputeti i Lushnjës i thotë kryeministrit se ai mund ta përballojë krizën sepse “nuk ka paguar ndonjëherë gaz apo naftë.”

Por, problemi sipas tij, është sesi do ta përballojnë qytetarët këtë krizë të radhës.

“Me durim e me terezi nga gjeli i detit do ngeli vetëm kofsha për vit te ri,” shkruan Korreshi. /abcnews.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com