Loading...

Deklarata e fortë e demokratit: Rama dhe Basha punuan së bashku për të eleminuar LSI-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë së bashku dhe ky i fundit është dakordësuar me kryeministrin që ky të mbajë pushtetin

Sipas tij kryedemokrati dhe Rama punuan së bashku për të eleminuar LSI-në dhe për të goditur Sali Berishën.

Arben Ristani: Basha është në krye të opozitës, por e ndërtoni g abim që e merrni seriozisht. Po provon që të bëjë diçka ne gjeometri. Ata janë së bashku dhe Basha ka djegur mandatet për t’i krijuar terren Ramës për të marrë mandatin e tretë. Sot në parlamnet ka qenë një temë shumë e rëdësishme sic është eurobondi me 700 mln euro, por njëri tregonte si e kafshonte dhe tjetri për deklaratën e Bermudës, e bënë këtë për të larguar vëmendjen njerëzve.

Një moment kur PD denoncoi tenderin në unazën e re dhe Rama doli e tha në parlament nuk ka “qofte te daja”. Por ata janë bashkë të dy dhe kanë krijuar një stalacion duke treguar se ne jemi në një forcë politike na mandatin e tretë. Ata e bëjnë për të tërhequr opinion publik për të larguar vëmendjen nga 700 mln euro borxh. Por Rama ka kuptuar se Basha nuk i duhet më se ka filluar lëvizja në PD dhe ai nuk do të kojë më me qofte.

Ata kanë punuar sëbashku për të eleminuar LSI-në dhe për të goditur zotin Berisha. Ajo e tyre është lojë dhe i keni parë skenat sesi qeshin gjoja për të treguar se ka tension mes tyre. Basha është dakordësuar me Ramën që ky të mbajë pushtetin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com