Loading...

Alfred Cako: ‘Po rikthehemi në mesjetë, do kthehemi tek llamba me vajguri’

Opinionisti i teorive konspirative Alfred Cako ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë përsa i përket vaksinimit me detyrim dhe periudhës së errët që pritet në vazhdim.
Teksa është i vetëdijshëm që shumë qytetarë nuk e marrin seriozisht ai paralajmëron se “do e kujtojnë po do jetë shumë vonë, ndërsa tani qeshin me të”.

Cako ka deklaruar për mediat se shqiptarët duhet të blejnë ushqimet bazë pasi do kthehemi tek llamba me vajguri dhe duhet të he dhin sytë nga makinat me korrent.

“Këta do të nxjerrin ush trinë që të bëjnë vaksnimin. Iu them shqiptarëve të investojnë në makinat me korent, jo me karburant. Mos gaboni të blini makinë me karburant.

Blini ushqimet bazë, vajin e ullirit, miellin, të keni dru, oxhak, llamba me vajguri. Po rikthehemi në mesjetë. Do ketë depupullim. Të pavaksinuarit do të kenë të njëjtën luftë.

Mua më quajnë të marrë që lexoj konspiracion. Unë jam krenar. Sot po vërtetohet. Vazhdoni flini gjumë, kur t’u nxjerrin ush trinë për t’u vaksinuar me detyrim, atëherë do e shihni ju. Do jetë vonë kur të kujtoheni. Ju qeshni me mua”,- u shpreh Cako.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com