Tal ebanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre.
Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.
Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem. Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.
Tal ibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht.