Shqipëria arriti të fitojë sonte në Elbasan Arena kundër Hungarisë me rezultatin e ngushtë 1-0.
Goli i vetëm për këtë ndeshje kualifikuese për botërorin Katar 2022 u shënua nga Armando Broja në minutën e 78′, raporton noa.al.
Tanimë në Grupin I, Shqipëria renditet e dyta pas Anglisë me 9 pikë.
Pas ndeshjes Broja tha se ishte mirënjohës që u fut për 20 minuta në lojë dhe arriti të shënojë gol.