Ada Deda, modelja dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, është munduar që jetën e saj sentimentale ta mbajë private.
Por gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory mbrëmjen e djeshme, ajo zbuloi se është k apur “mat” nga një ndjekëse me partnerin e saj.
“Të pash më 11 kur po ikje në Barcelonë, ishim në të njëjtin avion. Ju të dy ishit shumë të lezetshëm”, i shkroi ndjekësja, e cila zbuloi se modelja ka kaluar pushimet verore me të dashurin.
“Faleminderit!”, u përgjigj modelja, duke mos dhënë më tepër detaje, ndërsa ka pranuar se ka qenë duke udhëtuar me partnerin e saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë Ada u komentua shumë për faktin se deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një vlonjat.