Loading...

Konkurrentja e Për’puthen +40, pushohet nga puna se mori pjesë në emision

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, është prej vitesh arsimtare. Vitet e fundit punonte në Lushnje, por deri në qershor të këtij viti, pasi kontrata e saj nuk u rinovua pas mbylljes së vitit shkollor 2020-2021. Sipas saj, shkaku ishte pjesëmarrja në “Për’puthen”.

Gilberta ishte sot në Top Chabbel për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat që kur u bë pjesë e reality show-t. Siç ka rrëfyer edhe më herët, ajo tha se kur është regjistruar për emisionin, ka telefonuar drejtorin.

“Duke qenë në kohën e koronës, thashë pse jo mos të hyj në një emision ku të njoh dikë. Nuk ka asgjë të keqe të njohësh një person në një emision. Drejtori nuk ishte dakord, më ka folur shumë. Më tha se nëse do të vija këtu, do të largohesha nga puna. Pas një ore më mori në telefon e më tha se kishte një keqkuptim”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.

Simoni gjithashtu tregoi se drejtori kishte thënë në prani të stafit se “kush merr pjesë në atë emision, është i hequr nga puna”.

“Unë e dija se pasi të më mbaronte kontrata nuk do rinovohej. E tha para kolektivit një gjë të tillë. Kur Arjan Konomi hapi çështjen e punës sime, drejtori më nisi një mesazh që më thoshte “faleminderit Gilberta””, tha ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com