Liberta Selaci Hasani 28-vjeçarja shtatzënë e cila nd ërroi jetë nga COVID në Kosovë, është përcjellë ditën e sotme për banesën e fundit.
Ajo ishte e njohur në Kosovë pasi punonte si grimiere për personazhet publike, ndërkohë la pas një vajzë.
Për nda rjen e saj nga jeta ka reaguar edhe Sellma Kasumoviq, një emër i njohur si make up artist në Kosovë edhe për shkak të miqësisë me disa vipa.
“Kolegia ime, grimerja Liberta Selaci, 28-vjeçare dhe shtatzënë sot hu mbi jetën nga virusi. U pre htë në paqe ajo bashkë me foshnjën e palindur. Zoti ua leh tësoftë miqve në këto çaste të vë shtira! Raste si ky dhe të tjera për çdo ditë, le të jenë thirrje për vaksinim. Ju lutem shpirtërisht dhe sinqerisht. Virusi nuk po njeh moshë”, shprehet ajo.
Gjatë orëve të mbrëmjes para teatrit në qytetin e Vushtrisë janë n dezur qirinj në kujtim të 28-vjeçares.
Anesteziologia në Repartin e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi thotë për mediat në Kosovë se 28-vjeçarja prej tre ditësh ishte e shtruar në këtë repart dhe sipas saj pacientja nuk kishte sëm undje tjera shoqëruese.
“Pacientja në Mjekimin Intenziv është trajtuar tri ditë. Për fat të keq kanë përfunduar me fat alitet nëna dhe beba e saj…Ajo nuk ka pasur sëmundje tjera shoqëruese”.
Ajo shton se në Mjekimin Intensiv janë të shtruara edhe dy paciente të tjera në shtatzëna, të cilat janë në gjendje shumë të rëndë shën detësore.