Vajza e madhe e aktorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erjon Isai, ka sot ditëlindjen e saj të pestë.
Në këtë ditë të veçantë për Ajër nuk mund të mungonte dhe një urim prej babait të saj, i cili në rrjetin e tij social ka shpërndarë dhe një foto të ëmbël të vogëlushes.
Isai e ka shoqëruar me një urim shumë të ngrohtë, duke i prekur zemrat e të gjithëve.
“Hej, po ju flas për një zonjushë. Që ka vetëm 5 vjet, e ka ndryshuar tek unë gjithçka, sa një jetë. Është kuptimi i mëngjesit – ëmbëlgjumi i natës! Kuptimi i bekimit ndër përplasjen e dhëmbëve të vegjël që tingullojnë: “babi të kam jetë!” I vetmi shqetësim, që për të është ekzaltim: po rritet! Vërtet! U rrit! Zonjusha 5 vjeç.
Gëzuar Ajër! Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!”, ka shkruar ai krahas fotos.