Deputeti i socialist Taulant Balla së fundmi ka vendosur që të “përveshë mëngët” dhe ti futet vetë punës për rregullimin e rrugëve.
Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Balla zbulon se teksa ka shkuar për të inspektuar punimet në aksin rrugor ka vendosur që dhe ai vetë të kontribuojë për shtrimin e asfaltit në këtë rrugë.
Depueti shihet teksa ka marrë drejtimin e rrulit në një rrugë e cila po asfaltohet në qarkun e Elbasanit. “Nuk ka kohë për pushim”, shkruan Balla krah fotos.