Restoranti i njohur amerikan, Pizza Hut po krijon një platformë që do t’ju rekomandojë ushqim bazuar në motin e vendit ku jetoni.
Ky restorant po përdor Inteligjencën Artificiale, AI, për të bërë të mundur realizimin e porosisë nga ana e blerësve duke u bazuar në klimën e vendndodhjes së tyre.
Inteligjenca artificiale do të përdoret që rekomandimet të bëhen në zona të caktuara, mirëpo nuk ka treguar se si pritet të ndikojë kjo në preferencat e konsumatorëve.
Kjo nuk është hera e parë që restorantet përdorin Inteligjencën Artificiale. Një gjë e tillë është përdorur për të dërguar porositë, ku regjistrohet automatikisht vendodhja e dërgesës dhe shënohet koha.
Loading...