Përfundimisht Dua Lipa është magjepsuar nga bukuritë shqiptare ve♪5anërisht të jugut. Këngëtarja me famë botërore duket e më rzitur që po largohet. dhe kjo zbulohet përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan se nuk dëshiron që të ikë.
Dua ka postuar në “Instastory” një foto të mrekullueshme nga vendi ku ka kaluar pushimet.
“Vendi i ëndrrave në botë. Kalova çdo ditë këtu ndërsa isha në bregdetin e Shqipërisë dhe nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar Dua bashkëngjitur me foton.
Gjithashtu ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj edhe disa imazhe ku shfaqet me bikini, duke treguar format e saj të tonifikuara. Edhe krahas këtyre fotove, ajo shkruan se nuk ka dëshirë që të largohet nga aty.
Më pas Dua ka postuar edhe një foto ku shfaqet një bunkier e krahas saj shkruan: “Një botë që dikur ekzistonte, e cila tani shërben vetëm si një kujtesë e forcës dhe elasticitetit të popullit shqiptar”.
Kujtojmë se ylli me famë botërore erdhi në Shqipëri disa ditë më parë, e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid. Vizita e saj në vendin tonë ishte për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.
Gjatë kësaj vizite, Dua u prit fillimisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama dhe më pas nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa të gjithë po mendonin se ajo erdhi thjesht për punë, gabuan.
Lipa së bashku me familjen dhe Anwar vizituan edhe qytete të tjera të Shqipërisë si Krujën dhe Durrës. Më pas ata shkuan në jug të Shqipërisë, ku kaluan disa ditë të bukura në plazh.