Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamzë.
Një punëtor 65-vjeçar po pastronte pusin e një banese, por ra brenda dhe për pasojë humbi jetën.
“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.