Lei Kraja, moderatorja sportive është gjithnjë aktive në rrjetet sociale ku publikon vidio dhe foto nga më të ndryshmet.
Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shumta.
Njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të dashurohej me një djalë jo të pasur. Lei është treguar e sinqertë duke thënë se jo, pasi pret më shumë nga partneri i saj.
“Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”, ka deklaruar moderatorja.