Loading...

Bota e futbollit në zi/ Nda het nga jeta sulmuesi më i madh gjerman në histori (foto)

Gerd Müller, sulmuesi më i madh i Gjermanisë në histori v diq të dielën herët në mëngjes, në moshën 75-vjeçare. Bayern Munich, ku ai bëri historinë, sapo e dha këtë lajm të hid hur.

“Bomberi” i kombit gjerman kishte shënuar 365 gola në 427 ndeshje të Bundesligës për kampionët rekord bavarezë dhe kishte asistuar në 101 gola të tjerë.

Presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer u shpreh: “Sot është një ditë e tri shtuar, e zezë për FC Bayern dhe të gjithë tifozët e tij. Gerd Müller ishte sulmu esi më i madh që ka pasur ndonjëherë klubi ynë, krejt Gjermania. Një person i shkëlqyer, një personalitet në futbollin botëror.
Ne jemi të bashkuar në pik ëllim të thellë me gruan e tij Uschi dhe familjen. Pa Gerd Müller, FC Bayern nuk do të ishte klubi që ne të gjithë e duam sot. Emri i tij dhe kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë”.

Shefi i bordit të klubit bavarez, Oliver Kahn shtoi: “Lajmi për vd ekjen e Gerd Müller na pr ek të gjithëve th ellësisht. Ai është një nga legjendat më të mëdha në historinë e FC Bayern, arritjet e tij janë të pakrahasueshme deri më sot dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë së madhe të klubit tonë dhe gjithë futbollit gjerman.
Si lojtar dhe si person, Gerd Müller qëndroi si askush tjetër për FC Bayern dhe zhvillimin e tij në një nga klubet më të mëdhenj në botë. Gerd do të jetë në zemrat tona përgjithmonë”.

Me ekipin kombëtar gjerman, Müller fitoi Kampionatin Europian në 1972 dhe Kupën e Botës më 1974. Ai shënoi 68 gola në 62 ndeshje me kombëtaren. Goli i tij më i rëndësishëm nuk do të harrohet: ai i fitores 2-1 në finalen e Kupës së Botës 1974 në Mynih. Aty shënoi golin vendimtar kundër Holandës në minutën e 43-të.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com