Ditën e sotme, i biri i kantautorit Elton Deda, Fjordi feston 16-vjetorin e lindjes dhe artisti i ka dedikuar një urim përmes një statusi në “Facebook”.
Teksa i shpreh dashurinë, artisti tregon se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba.
“Do të të dua ashtu si të desha sot para 16 vjetësh”, shkruan ndër të tjera Elton Deda.
“Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane.
Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu siç di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi”, shkruan Elton Deda.