Rubrika “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kishte në qendër ko nfliktin e dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit.
Ai që e ka kërkuar seancën e ndërmjetësimit është Gëzimi. Ai e nis tregimin e tij për rastin duke e cilësuar si një brengë në lidhje me Janin.
10 vite më parë, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion.
Gëzimi asokohe ishte vartës i Janit dhe shprehet se nuk ka asnjë ankesë ndaj Janit si punëdhënës lidhur me atë kohë. Megjithatë, huaja e pakthyer ka çuar në ac arimin e marrëdhënieve të tyre.
Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e këmbës ishin 25 mijë Euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.
Gëzimi: Ndenji shumë kohë në koma. Ndenji 123 ditë në koma.
Eni Çobani: E keni diskutuar përpara kësaj seance me njëri-tjetrin këtë bosht? E ke takuar ndonjëherë zotin Jani?
Gëzimi: Ka shumë vite që s’e kam takuar.
Jani: Për mua këto janë gjëra të kota. Se këtë faqe nuk e ka nxirë njeri. Unë kam pasur punë në Greqi.
Gëzimi: Edhe kur u takuam para 3 muajsh…
Jani: Ku më gjete ti mua? Ku jemi takuar? A të thashë “hajde me mua”?
Gëzimi: “Unë e dija që m’i dhe dhuratë këto lekët”.
Eni Çobani: Pra, të ka thënë “dhuratë”? 25 mijë Euro dhuratë?
Jani: Nuk bën vaki në botë. Vetëm gënjen e mashtron. Unë t’i kem marrë atij lekë? Nuk ka shanse, nuk bën vaki.
Gëzimi: Unë nuk shkova te noterja se ky më tha “do të ta shpërblej”.
Jani: Ik ore, s’të vjen turp. Haram të qofshin paratë e mia.
I vetmi njeri që është në dijeni të këtyre parave, sipas Gëzimit, është një zonjë që kujdesej për Janin, e quajtur Eleni.
Dokumentet e saj të identifikimit i ka Jani, pasi thotë se ajo ka qenë me të në momentin e aksidentit, por zonja në fjalë nuk dihet ku ndodhet.
Rastit nuk iu gjend një zgjidhje pasi palët nuk arritën të binin në dakordësi me njëri-tjetrin për të gjetur një rrugë të përbashkët.