Loading...

Njihuni me horoskopin e ditës së sotme, plot surpriza dhe të ‘papritura’ ju presin

Dashi
Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Nëse partneri përpiqet t’ju fusë në “kurth” duke folur ju për të ardhmen, ju bëni menjëherë një hap prapa. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punë e javës, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Hëna e zellshme do të jetë në anën tuaj, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Nëse jeni të dashuruar, do të shkoni pak përtej arsyes. Do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të ofroni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq. Këtë të martë do të jeni në humor të mirë dhe do të keni fat në veprimtaritë që ndërmerrni.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz dhe dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosfere miqësore dhe të shndritshme. Financat duhet t’i keni në vëmendje dhe ju takon juve të bëni vlerësimin e duhur për të mos shpenzuar shumë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Ndërkohë, i mbështetur nga aspekti pozitiv i Hënës, nxjerr në pah interesin reciprok. Do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe duke i dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit/es

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Për ju që keni një familje, ajo është shumë dashur dhe me fëmijë të mirë, por ju mungon diçka dhe madje shumë, një person nga e kaluara, që ende nuk arrini ta harroni. Nga ana tjetër është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën. Efektet e para do të jenë të dukshme në lëkurë, e cila do të jetë më e shkëlqyer dhe e butë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në çift do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla. Rregulli juaj është të ballafaqoheni për çdo gjë, por pa e ngritur zërin, me dashamirësi dhe diplomaci. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim në minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri, të frymëzuar nga një fllad gjeniu krijues dhe të mbështetur nga shija e juaj estetike. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi! Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çift do të bëhet më e ëmbël. Partneri do të jetë më pak i ngurtë dhe do të këtë më shumë mirëkuptim.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet, duke filluar nga jeta në çift, ku komunikimi bëhet jetik. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi, kështu që në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Origjinaliteti i bashkëngjitet çdo nisme. Nën drejtimin tuaj, edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë, që beson te bashkëpunimi dhe që përballet me sfidat.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e burgosur në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, për këtë të martë nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetja e Diellit dhe Plutonit hap rrugën për një miqësi të veçantë, intensive dhe intime.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com