Loading...

Lajm i mirë/ Ulet avioni për herë të parë në Aeroportin e Kukësit

Të premten e 9 korrikut është ulur për herë të parë avioni i linjës nga Zyhriu në Aeroportin e ri ndërkombëtar “Zayed-Flatrat e Veriut’’ në Kukës. Bëhet me dije se në avion udhëtonin 67 pasagjerë. Më herët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi nisjen e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit. Më tej ai sqaroi shkruan se do të zbresë në tokën e Kukësit, avioni me udhëtarë të linjës ‘Helvetic Airlines’.

Zyrtarisht u hap porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale. Sipas njoftimit në faqen zyrtare, fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, Illyrian Eagle.

Gjatë inaugurimit, të fluturimit të parë ndërkombëtar, në Kukës do të organizohet një ceremoni mirëseardhjeje dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit. Premtimi i 17 qershorit “Më 17 qershor, Aeroporti i Kukësit, do të jetë ‘aeroport i hapur ndërkombëtar”. Kështu njoftoi mbrëmjen e 19 prillit kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, ai shpjegoi dhe arsyen pse nuk kanë filluar fluturimet ndërkombëtare në këtë aeroport.

“Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Fillimisht ndërtohet si aeroport operacional, për udhëtime të brendshme. Pastaj ka një periudhë kohore, minimumi 50-60 ditë, që aeroporti të lidhë marrëveshje me kompanitë”, deklaroi Rama. Në vijim, kryeministri bëri me dije se “janë disa kompani të interesuara, të cilat do të lidhin marrëveshje me Aeroportin e Kukësit”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com